3 milionë euro në dispozicion të Start Up-ve, më 16 shkurt çelet thirrja

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 15:27 | Ekonomi

Më 16 shkurt çelet thirrja për vitin 2024 për mbështetjen e start-up-eve. Në buxhetin e shtetit janë parashikuar 3 milionë euro për këtë vit, nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 50 deri ne 80 start-up-e.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj deklaroi se do të mbështeten projektet dhe start-up-et e reja në faza të ndryshme zhvillimi, me një masë që varion nga 1.5 milionë lekë në fazën fillestare, deri në 9 milionë lekë në fazën e tretë.

“Është një thirrje gjithëpërfshirëse, janë 3 milionë euro të parashikuara në buxhet në mbështetje të start-up. Do të mbështesim vetëm start-up-et, vetëm  idetë e biznesit dhe jo lehtësuesit. Uroj që përmes kësaj thirrjeje të mbështesim 50-80 projekte të mira që do t’i shërbejnë zhvillimit të ekosistemit të start-up-eve dhe bizneseve ekzistuese. Një nga synimet tona është ndërlidhja e ideve novatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese në sektorët që kanë më shumë nevojë për inovacion dhe rritje të produktivitetit”, tha ministrja Ibrahimaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos