3.2% në qershor, inflacioni në rritje, ekspertët paralajmërojnë presione të reja

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 15:09 | Ekonomi

3.2% në qershor, inflacioni në rritje, ekspertët

Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmime ka arritur në nivelin më të lartë në dy vite e gjysmë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar, kurba u rrit në 3.2 për qind nga 3 që ishte në maj. Krahasuar me qershorin e një viti më parë inflacioni është rritur me 0.8 pikë.

3.2% në qershor, inflacioni në rritje, ekspertët

“Janë thuajse të njëjtët faktorë si përherë që po shkaktojnë këtë ecuri. Çmimet e naftës kryesisht”, shprehet Adrian Civici.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se nga 1.8 për qind në qershor 2025, muajin e shkuar çmimet për lëndët djegëse u rritën në 4.8 për qind.

3.2% në qershor, inflacioni në rritje, ekspertët

“Ore dakord që u rrit nafta dhe rriten çmimet. Puna këtu është se një herë që rriten, çmimet nuk ulen më”, thotë një qytetar.

Pavarësisht se jemi në stinën e produkteve vendase ushqimet por edhe pijet u rritën në 3 për qind nga 2.2 që ishin në maj. Gjithsesi treguesi në këtë kategori mbetet ndjeshëm më i ulët në raport me një vit më parë.

3.2% në qershor, inflacioni në rritje, ekspertët

“Në gjykimin tim, te ushqimet dhe pijet inflacioni ka mbetur në nivele të larta si pasojë e mbajtjes së çmimeve në nivele të larta nga tregtarët duke zgjeruar marzhet e tyre të fitimit”, vijon eksperti Civici.

Nëse inflacioni do të shkelë ‘vijën e kuqe” 3 për qind që është edhe objektivi i dëshiruar, atëherë Banka e Shqipërisë do duhet të ndërhyjë duke rritur normën bazë të interesit për lekun.

“Politikat e Bankës së Shqipërisë, politika monetare që ka ndjekur për rritjen e normës bazë të interesit, shoqëruar nga qetësimi i tregjeve ku ne importojmë kanë sjellë një lloj zbutjeje të normës së inflacionit duke e çuar në këto nivele”, thekson Civici.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar kthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos