
Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmimeve ka arritur në nivelin më të lartë në dy vite e gjysmë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar, inflacioni u rrit në 3.2 për qind nga 3 për qind në maj.
Nëse inflacioni do të vijojë shkelë “vijën e kuqe” 3 për qind që është edhe objektivi i dëshiruar, atëherë Banka e Shqipërisë do duhet të ndërhyjë duke rritur normën bazë të interesit për lekun.
Aktualisht norma bazë e interesit për lekun është 2.5 për qind, nga 3.25 për qind që arriti në 2024-n, kur banka ndërhyri për të frenuar rritjen e çmimeve që erdhën si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)