“A jam gjallë në 2029-tën?”, pensionistët të kënaqur për rritjen, i tremb mosha

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 18:49 | Ekonomi

“Nuk jam gjallë unë deri atëherë”. Hapi i parë i rritjes progresive të pensioneve i ka gëzuar pensionistët, por viti 2029 kur do të përfundojë kjo reformë shohin të largët.

Pritja e gjatë për të pasur pensione dinjitoze i ka zbehur optimizmin, aq sa një pjesë e tyre refuzojnë edhe daljen në pension duke vijuar punën në sektori publik dhe atë privat.

Për ekspertët e ekonomisë janari është një shenjë shprese për pensionistët, të cilët do të nisin një fazë të re të vlerësimit të punës së tyre.

Pyetja që bëjnë të gjithë është: Ku do të gjenden paratë, që deri dje mungonin për pensionistët?

Në Shqipëri 100 pensionistë paguhen nga kontributet e 117 punëtorëve, një nga shifrat më të ulta ndonjëherë ndër vite. Ndaj lufta ndaj informalitetit në sektorin privat vijon si rrugëdalja nga kjo gropë e zezë ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos