Bonot e privatizimit, “Ekonomia”: Afati zgjatet deri në 2027, qarkullojnë mbi 1.2 milionë në treg

Nga Marinela Lina
4 Qershor 2024, 18:22 | Ekonomi

Bonot e privatizimit, thënë ndryshe letra me vlerë të përdorura kryesisht për pagesën e legalizimit të banesave, por  dhe nga ish-pronarët për të parablerë objekte që nuk janë privatizuar nga institucionet, do të kenë afat të përdoren deri në vitin 2027.

Ky propozim është ngritur në  Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave pasi afati i fundit kishte përfunduar në dhjetor 2023. 

Vlera e këtyre bonove të cilat janë hedhur dhe  ato që janë ende në treg përllogaritet në mbi 1.2 miliardë euro. Por nuk ka asnjë rregull sesi përcaktohet norma me të cilën këmbehen.

Sa është vlera e bonove që janë shpërndarë? Cilat janë kategoritë që kanë përfituar bono privatizimi? Sa janë përfituesit e bonove? Bonot e mbetura në shoqërinë piramidale fondi Anglo-Adriatik sa janë dhe ku ndodhen? Cila është vlera e përdorur deri më sot e këtyre bonove? Kush i disponon dhe ku tregtohen? Këta njerëzit që legalizojnë një banesë, ku i gjejnë këto, ku i marrin ku i blejnë dhe sa i blejnë? Pra sa është vlera e tyre në treg?”, tha Erion Braçe.

Por Ministria e Ekonomia nuk mban përgjegjësi për situatën aktuale në treg.

Ministria e Ekonomisë nuk ka një informacion mbi personat që i kanë këto bono, sepse ky është një treg për të cilin nuk jemi ne përgjegjës, as për emetimin as për ti ndjekur se kush i mban, si i tregon”, tha zv/ministri i Ekonomisë Endrit Yzeiraj.

Referuar të dhënave zyrtare aktualisht janë asgjësuar nga Banka e Shqipërisë më shumë se 1.6 milionë copë bono privatizimi, si dhe janë përdorur për privatizim rreth 1.7 milionë copë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos