BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, rritje e inflacionit për shkak të naftës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 18:00 | Ekonomi
     
BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, rritje e inflacionit
 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar kthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm. 

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Banka e Shqipërisë konstatoi se inflacioni është rritur gjatë tremujorit të dytë të vitit, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe tregjet financiare kanë mbetur të qëndrueshme. 

Sipas Guvernatorit Sejko, inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 2.9% në muajt prill-maj, nga 2.5% në tremujorin e parë.

Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e karburanteve, por edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve të papërpunuara dhe disa shërbimeve që kanë kosto të lartë energjie. Në të kundërt, inflacioni i qirave shënoi rënie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos