Haxhimali: Në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk do të ulen

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 22:40 | Ekonomi

Haxhimali: Në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk

Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se “në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk do të ulen”.

“Nga 61 bashki, Tirana është e vetmja bashki që e ka popullsinë stabël dhe me një tendencë pozitive të rritjes krahasuar me bashki të tjera. Që do të thotë se gjithë Shqipëria do vijë në Tiranë dhe për këtë arsye do ta ketë këtë lloj situate. Sigurisht, bashkitë bregdetare për arsye të turizmit do kenë një qëndrueshmëri, por mos harrojmë që Shqipëria nuk është vetëm Tirana dhe vija bregdetare”, tha Haxhimali.

“Pjesa tjetër e stokut të banesave apo kapitalit që është në periferi, nëpër qytetet e vogla, kemi një rënie të vlerës”, shtoi më tej Haxhimali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos