Kryesojnë ato nga Koreja e Jugut, gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit

Nga Marjo Brakaj
26 Dhjetor 2025, 15:20 | Ekonomi

Gati 90 mijë në 11 muaj... Kaq automjete u regjistruan për herë të parë në Shqipëri deri në nëntor. Mesatarisht, numri i makinave në vend u rrit me 8 mijë e 150 të tilla çdo muaj. Regjistrimet e reja ishin edhe më të shpeshta në periudhën e verës. Në qershor pati  mbi 9  mijë e 400, korrik më tepër se 10 mijë dhe gusht rreth 9 mijë.

Kryesojnë ato nga Koreja e Jugut, gati 90 mijë makina të

“Ne sjellim mesatarisht nga të gjitha tregjet 200-250 makina çdo muaj që importojmë si nga Korea, Kina apo Amerika. Nëse mund të marrim një mesatare vjetore, kemi rreth 3 mijë automjete të importuara”, tha për A2 CNN importuesi i makinave Ardis Biba.

Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë... sot Korea e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina. Shteti në Azinë Lindore renditt i pari duke lë pas edhe Italinë, Gjermaninë, Kinën apo Zvicrën në drejtim të importeve të automjeteve Deri në fund të nëntorit, prej andej u sollën dhe u regjistruan 19 mijë e 195 makina.

Kryesojnë ato nga Koreja e Jugut, gati 90 mijë makina të

“Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike”, u shpreh importuesi Ardis Biba.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se pjesa më e madhe e automjeteve të importuara në harkun janar-nëntor ishin “Mercedes Benz”, ndjekur nga BMW, Volkswagen dhe Audi.Më pas renditen marka si “Daimler Chrysler”, Ford, Opel, Toyota, Hyundai e Fiat.

Kryesojnë ato nga Koreja e Jugut, gati 90 mijë makina të

“Kemi kompanitë e makinave me qira të cilat kryesisht duan automjete të vogla të tipit Volkswagen Gold apo Mercedes Benz C dhe E-Class. Ndërsa pjesa tjetër, janë individë që duan Tuscon apo Edhe Audi Q7 etj”, tha importuesi Biba.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se importi i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në 2019-n, vitin e shkuar shifra ka arritur në 8.5 miliardë lekë deri në nëntor duke gati u 10-fishuar në harkun e 5 viteve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos