Integrim në BE me hua, Banka Botërore, 120 mln dollarë për energjinë dhe zhvillimin ekonomik

Nga Marjo Brakaj
13 Shkurt 2025, 15:01 | Ekonomi

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet ekonomikisht dhe në qendër të ketë financat dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Për këtë qëllim vendi po vijon të ndihmohet nga Banka Botërore që së fundmi ka miratuar edhe një hua me vlerë 120 milionë dollarë.

“Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë. Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë”, tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohet edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Ndaj për të lehtësuar rrugëtimin, vendi do të ndihmohet në drejtim të forcimit të hapësirave fiskale, zgjerimit të tregut të energjisë si dhe mbrojtjes së mjedisit.

Banka Botërore vlerëson ndërkohë se kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie, politikë monetare e qëndrueshme e mbështetur nga masa dhe mbikëqyrje e kujdesshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos