“Diçka po ndodh, por ende nuk po e kuptojmë.” Jo vetëm në jug, por edhe në veri të vendit nuk po reflektohet “bumi” i turizmit. Nga gati 1 milionë në janar-majin e një vit më parë, zonat e mbrojtura, përfshirë Alpet me Thethin Valbonën apo lumin e Gashit janë vizituar nga më pak se 750 vetë këtë vit.
“Ne prisnim më shumë këtë vit. Jemi disi të mbushur, por jo shumë më tepër se po i njëjti vit i më parë në të njëjtën kohë”, tha Aida Gjeçaj, eksperte dhe sipërmarrëse në fushën e turizmit.
Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se ndryshe nga një vit më parë, pjesa më e madhe e vizitorëve majin e këtij viti janë orientuar drejt parkut Divjakë-Karavasta, ndjekur nga Alpet, Butrinti, Prespa e Mali i Dajtit.
“Nga gjysma e dytë e majit e më pas, fillimi qershorit, pati një rënie të ndjeshme dhe jo vetëm në Alpe. Nga kontaktet që kam pasur edhe me kolegë të tjerë operatorë, e njëjta ka ndodhur edhe në jug të vendit”, tha Aida Gjeçaj, eksperte dhe sipërmarrëse në fushën e turizmit.
Teksa tregon se çmimet në veri kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me një vit më parë, sipërmarrësja dhe ekspertja e turizmit Gjeçaj shpjegon edhe nga se mund të jetë shkaktuar tkurrja e turizmit.
“Efekt mund të ketë dhënë edhe kampionati europian. Do të duhet të presim finalen e më pas për të kuptuar nëse ka qenë kjo arsyeja. Por të paktën për momentin nuk arrij dot të gjej të tjera motive”, tha Aida Gjeçaj, eksperte dhe sipërmarrëse në fushën e turizmit.
Rënie të numrit të vizitorëve të huaj raportojnë edhe operatorë në këtë sektorë në Berat, Krujë dhe qytet që ofrojnë turizëm kulturor. (A2 Televizion)