Mbyllet aplikimi për 3 vende në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, në garë 19 kandidatë, mes tyre edhe Holta Zaçaj

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 16:26 | Ekonomi

Mbyllet aplikimi për 3 vende në Këshillin Mbikëqyrës

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur procedurën e pranimit të aplikimeve për tre vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

A2 CNN raporton se vendet vakante janë shpallur në prag të përfundimit të mandatit të tre anëtarëve të propozuar nga vetë Kuvendi, Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi dhe Violeta Staka.

Mes kandidatëve me formim profesional në fushën e të drejtës, spikat Holta Zaçaj, që sapo përfundoi mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Në procedurën e hapur nga Kuvendi i Shqipërisë janë paraqitur gjithsej 19 kandidatura.

Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, kandidatët:

Selami Xhepa

Pajtim Melan

Saimir Muçmata

Erjona Bejleri

Matilda Shehu

Fatmira Kola

Eni Xheko

Holta Zaçaj

Frosela Filo (bashkëshorte e kryetarit të bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo)

Merita Bejtja

Arben Zibri

Ingrid Konomi

Adela Karapici

Emis Çerava

Liljana Mamadhaj

Holta Zaçaj

Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi dhe Violeta Staka kandidojnë për një mandat të dytë

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos