Publikohet projektbuxheti 2026, mbi 886.7 miliardë lekë shpenzime, MSHMS merr "pjesën e luanit"

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 17:33 | Ekonomi

Publikohet projektbuxheti 2026, mbi 886.7 miliardë lekë shpenzime,

Pas miratimit mbrëmjen e  djeshme nga Këshilli i Ministrave, ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, projektbuxheti bashkë me paketën fiskale që e shoqëron atë janë depozituar në kuvend.

Më shumë se 886.7 miliardë lekë apo rreth 9  miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, 82.5 miliardë lekë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni i dytë me vlerën më të madhe, 77.3 miliardë lekë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos