
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, me një rritje prej 9% më shumë se buxheti i vitit 2025.
Këto shpenzime për vitin 2026 zënë 3.52% të PBB-së, nga 3.4% që zinin në vitin 2025, ose nga 2.3% në vitin 2015, shkruan A2 CNN.
Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026, krahasuar me vitin 2025, është 1.6 miliardë lekë më shumë, ose rreth 6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 15.5 miliardë lekë më shumë, ose mbi dy herë më e lartë. (A2 Televizion)
