Punëtorë nga Vietnami në Shqipëri, nënshkruhet memorandumi mes dy shteteve

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 15:32 | Ekonomi

Punëtorë nga Vietnami në Shqipëri, nënshkruhet

Shqipëria dhe Vietnami kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për mbërritjen në Shqipëri të punëtorëve nga ky shtet aziatik, raporton A2 CNN.

“Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me Republikën e Vietnamit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore”, njoftoi Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, përcjell A2 CNN.

“Marrëveshja krijon mundësi për punësimin e punonjësve vietnamezë në Shqipëri, duke mbështetur nevojat e ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore dhe duke mundësuar migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, nën kujdesin dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore të të dy vendeve. Njëkohësisht, ajo hap rrugën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën ekonomike dhe në zhvillimin e aftësive, duke forcuar partneritetin mes dy vendeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos