Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, në “Puls” me Bruna Çifligun në A2 CNN shpjegoi se si do të realizohet rritja e pensioneve çdo muaj sipas planit të ri që shpjegoi këtë të martë kryeministri Edi Rama.
Duke marrë si shembull një pension minimal prej 115 mijë lekësh, Çoçoli sqaroi se kësaj shume që nga janari do t’i shtohet çdo muaj me 25 mijë lekë dhe në përllogaritje vjetore janë 300 mijë lekë shtesë në llogarinë e çdo pensionisti.
“Nuk është se e përmendi kryeministri që nga 115 për shembull do shkojmë menjëherë në 170 apo 180 pensioni minimal po që do ishte shumë dinjitoz, do të shkojë në fund të mandatit e tha. Kjo nënkupton që nga janari do të nisë të rritet. Po kuptohet nuk është se e ke sot 115 mijë e do të shkojë 180 menjëherë në janar të 2026-s. Me këtë kuptim qytetarët tanë, sidomos pensionistët tanë të dashur, duhet ta kuptojnë që është një si të thuash lajm shumë i mirë por që nuk është se është arritja e asaj që mund të shpresohet brenda katër viteve. Në rast se rritet me 25.000 lekë të vjetra, të themi të vjetra çdo muaj. Çfarë do të thotë? Në janar të 2026-s sapo të mbushet muaji në një shkurt do marri edhe një 25.000. Uroj që të jetë aq mund të jetë edhe 20.000. I shkon 135 – 140, ama këtë 140 do ta ketë edhe në mars. Në 1 mars e me radhë. Po nuk mund të rritet në progresion gjeometrik. Por ama të rritet sepse të qëndron i rritur. Kjo është kryesorja. Sepse çfarë ndodh me bonusin? Vërtetë i gëzohesh bonusit po ai të jepet një herë në gjashtë muaj për shembull apo një herë në vit. Ndërkohë që kjo rritje, ky bonus po ta themi, po ta shumëzosh me 12 është diçka. Pra e thamë 25.000 lekë të vjetra, herë 12 të bie 350 mijë lekë të vjetra gjatë gjithë vitit, për këtë pensionistin që ka këtë pension minimal. 350 deri gjatë gjithë vitit gjatë, gjithë vitit e ndarë në 12 muaj. Ama këtë 25 do ta ketë çdo muaj është e garantuar. Të garantuar sepse janë para që do vijnë që tashti në tetor që po bëhen diskutimet dhe sapo ta votojë parlamenti do futet Ministria e Financave do e çojë në thesar si fond të garantuar të ngrirë për të 730.000 mijë individë”, shpjegoi Çoçoli në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.
Sipas ekspertit Çoçoli kjo rritje do të jetë mëse e vlefshme për pensionistët pasi shkon përtej inflacionit dhe e bën pensionin më dinjitoz në krahasim me atë që është tani.
“Unë gjykoj që kjo rritje shkon shumë përtej inflacionit, sepse inflacionin tani që flasim ne e kemi të kontrolluar diku te aty 2.3%. Dhe kjo si rritje po të jetë 10% i bie të jetë katër herë më shumë sesa inflacioni. Prandaj jo vetëm që e përballojnë inflacionin e janarit... Jo për të kursyer kurrsesi jo. Të gjitha këto para, bëhet fjalë për 300, 350 milion euro, do të shkojnë për konsum. Po të paktën pensionisti do jetë deri diku shumë pak, por më dinjitoz se ç’ka qenë deri tani, që shikonte vetëm nga të ardhurat prej fëmijëve të tij dhe nuk ka pse të jetë më kështu. Kështu që e gjitha kjo gjykoi që ka ardhur nga ai sufiçit, nga ai thes që u mbush në nëntë mujorin e këtij viti me të ardhurat mbi planin 470 milionë euro”, tha Çoçoli në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN. (A2 Televizion)
