Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit të shkuar u importuan 28.2 miliardë lekë barna

Nga Marjo Brakaj
2 Shkurt 2025, 14:05 | Ekonomi

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë më parë te shëndeti si pasojë e pandemisë nga tjetra, po mbajnë kërkesën për barna në nivelet më të larta ndonjëherë.

“Në këtë moshë që jemi sigurisht që marrim ilaçe. Jo nga tensioni e nga sëmundje të tjera, detyrimisht do kemi dhe ilaçe”, thonë qytetarët.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit të shkuar u importuan 28.2 miliardë lekë produkte farmaceutike. Në krahasim me 2023-shin, importet u zgjeruan me 1.3 miliardë lekë duke iu afruar nivele të vitit 2021 që shënoi një rekord më vete. 

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit të shkuar u

“Është kthyer në një lloj kulture. Përpos shtimit të sëmundjeve si pasojë e moshimit, ka shumë qytetarë që kujdesen më shumë për shëndetin e tyre duke marrë vitamina apo suplemente të tjera”, shprehet për A2 CNN farmacistja Elda Tomçini.

Sipas farmacistëve grup moshat më të interesuara janë mbi 60 vjeç të cilat ende vuajnë pasojat e gripit, por dhe nënat e reja për virozat e fëmijëve.

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit të shkuar u

“Qytetarët kanë rritur interesin për më shumë produkte farmaceutike të tregjeve europiane, të cilat nëse futen në listën e barnave në Shqipëri mund të rrisin edhe më tej importet”, thekson Tomcini.

Të dhënat nga ISNTAT tregojnë se në 12 muajt e lëna pas u importuan gjithsej 6 mijë e 480 tonë produkte faramaceutike, 74 tonë më tepër se edhe në vitin 2020 që shënoi kulmin e Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos