Zyrtarisht në krizë! Eksportet shqiptare, në tatëpjetë për të tretin vit radhazi

Nga Marjo Brakaj
19 Janar 2026, 15:15 | Ekonomi

Eksportet shqiptare vijuan tatëpjetën edhe në 2025-n, për të tretin vit radhazi. Të dhënat nga instituti i Statistikave tregojnë se në 12 muaj e lënë pas, kompanitë shqiptare çuan dhe shitën në tregjet e huaja produkte me vlerë pak më shumë se 346 miliardë lekë nga gati 368 miliardë në 2024-n. Rënia përllogaritet në 22.7 miliardë lekë apo 9.5 për qind, raporton A2 CNN.

Zyrtarisht në krizë! Eksportet shqiptare, në tatëpjetë

“Duhet se s’bën që qeveria të krijoj një komitet urgjence me një plan masash urgjente për tu kthyer në normalitet e cila i ka të gjithë treguesit e mundshëm të një krize ekonomike”, deklaroi për A2 CNN, Alban Zusi, Shoqata e Eksportuesve shqiptarë.

“Efektet nga “superleku” po vijojnë duke mbajtur në krizë eksportet shqiptare. Duhet kohë e gjatë për të dal nga kjo situatë”, theksoi për A2 CNN Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Rënia e eksporteve gjatë vitit të shkuar përfshiu thuajse të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve. Nga mbi 105 miliard lekë në 2024, “fasonët” çuan në tregjet e huaja vitin e shkuar më pak se 104 miliard lekë mallra. Me mbi 11 miliard lekë u tkurrën eksportet e materialeve të ndërtimit apo metaleve ndërsa produktet kimike dhe plastike u tkurrën me rreth 200 milion lekë.

Zyrtarisht në krizë! Eksportet shqiptare, në tatëpjetë

“Është ekstremisht shqetësuese, nuk e kam parë kurrë një grafik ku të gjithë treguesit janë negative”, vijoi për A2 CNN Zusi.

“Nga ana tjetër, turizmi nuk po i jep hov prodhimit vendas duke bërë që eksportet e këtyre kategori produktesh të tkurren”, u shpreh Preçi.

Me gjithë shifrat rekord prej më shumë se 12 milionë turistësh të ardhur, të paktën duke iu referuar të dhënave zyrtare, Shqipëria importoi më pak produkte nga jashtë vitin e shkuar. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se nga mbi 894 miliard lekë në 2024-n, vitin e shkuar u blenë nga jashtë mallra me vlerë vetëm 894 miliard lekë.

Zyrtarisht në krizë! Eksportet shqiptare, në tatëpjetë

“Që të themi se kemi më shumë prodhim vendas nuk mundemi paso do të kishim edhe më shumë eksporte. Thjesht tregon se konsumi ka mbetur në vendnumëro”, tha Preçi për A2 CNN.

“Kjo tregon se turistët e ardhur nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar nga vendi. Konsumi ndodhet në krizë”, u shpreh Zusi.

Zyrtarisht në krizë! Eksportet shqiptare, në tatëpjetë

Vitin e shkuar Shqipëria eksportoi më shumë produkte drejt Greqisë, Gjermanisë dhe Spanjës. E kundërta ndodhi me Italinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos