Drogë dhe plagosje, policia arreston dy të shumëkërkuar në Kavajë dhe Durrës

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 10:43 | Kronikë

Drogë dhe plagosje, policia arreston dy të shumëkërkuar

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Kavajë dhe Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy të arrestuarit kërkoheshin nga autoritetet italiane për vepra penale që lidhen me trafik droge, krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në Kavajë u arrestua një 48-vjeçar, i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në Durrës u ndalua një 47-vjeçar, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje dhe vepra të tjera penale.

Policia bën me dije se arrestimet janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe po vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos