
Sabah Nuzi është futur zyrtarisht në regjimin e posaçëm “41 Bis”, pas firmës së Ministrit të Drejtësisë. Sipas burime për gazetarin e A2CNN Armand Bajrami, ai do të qëndrojë në qelitë e sigurisë së lartë në burgun e Peqinit, duke u bërë aktualisht i vetmi i burgosur që mbahet në këtë regjim të ashpër penitenciar.
Nuzi akuzohet si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi në Burrel, ngjarje që tronditi opinionin publik rreth një vit më parë. Sipas hetimeve, ai dyshohet se kreu atentatin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.
Autoritetet shqiptare e kanë arrestuar Sabah Nuzin si pjesë të grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i vrasjes së të riut. Sipas dosjes hetimore, Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale në kuadër të grupit. (A2 Televizion)