
Një 36-vjeçar me inicialet P.M., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në mbrëmje në aksin Lezhë-Kryqëzimi i Rrillës.
36-vjeçari, i cili po drejtonte një motomjet, u përplas nga një makinë që drejtohej nga M.P., 23 vjeç. Ky i fundit u shoqërua nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)