
Një spital privat në Zog të Zi (objekt me vlerë rreth 3 milionë euro), ku më datë 4 shtator 2025, u zbulua se kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, është sekuestruar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ditën e sotme, në drejtimin e prokurorit të çështjes, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, dhënë më datë 27.10.2025, për vënien e masës “Sekuestro konservative”.
Më datë 04.09.2025, Policia dhe Prokuroria e Tiranës, në kuadër të operacionit “Bilanci”, zbuluan se:
-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;
-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që mund të jenë vënë në dispozicion të këtyre veprimtarive kriminale.
(A2 Televizion)
