
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, që çoi në kapjen dhe arrestimin e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Në pranga ranë shtetasit E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë, të akuzuar nga Gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Operacioni u zhvillua pas një pune të detajuar hetimore dhe shkëmbimi informacioni mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tiranës, që çoi në lokalizimin dhe ndalimin e të kërkuarve, shkruan A2 CNN.
Sipas burimeve zyrtare, dy vëllezërit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë. (A2 Televizion)
