
Rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi” të Shkodrës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar një 38-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, njofton policia, shkruan A2.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në një motorr të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Buzukja.
Sapo punonjësi i Tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorrit që ka sjellë edhe plagosjen e shtetasit Enea Buzukja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka një plagë në dorë.
Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Dragoç, në njësinë Postribë. Policia dyshon se është e autorëve.
(A2 Televizion)
