Atentat me eksploziv një 57-vjeçari në shkurt në Konispol, identifikohen e shpallen në kërkim autorët

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 12:20 | Kronikë

Atentat me eksploziv një 57-vjeçari në shkurt në Konispol,

Policia ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt në Konispol, ku objektiv ishte një 57-vjeçar. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar, Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi 57-vjeçari M.Gj., me qëllim vrasjen e tij.

Për dy të dyshuarit, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Njoftimi i Policisë Sarandë

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt të këtij viti.

Pas hetimeve intensive, zbardhet ngjarja, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:

G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos