
Sot, rreth orës 09:30 të paradites, në ambientet e burgut të Fierit janë zhvilluar kontrolle nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP).
Kontrollet janë ushtruar konkretisht në ambientet e banimit të të burgosurve, përfshirë dhomat, si edhe në ambientet e përbashkëta, hollet e qëndrimit gjatë orareve të lejuara, shkruan A2CNN.
Gjatë verifikimeve janë konstatuar dhe sekuestruar sende të palejuara, mes tyre thika të improvizuara, vatër gatimi, tela dhe objekte të tjera të ndaluara.
Sipas burimeve zyrtare, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. (A2 Televizion)