
Dy automjete janë përfshirë në një aksident, që ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm. Një “Golf” dhe një “Opel” janë fërkuar dhe më pas janë përplasur me barrierat anësore, raporton A2CNN.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka dokumentuar rastin dhe ka normalizuar trafikun.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Shkaqet e plota pritet të përcaktohen nga ekspertiza. (A2 Televizion)