Atentat me armë zjarri në Sarandë, vritet me plumb në kokë pronari i karburantit

Nga Edi Ruçi
7 Maj 2026, 22:15 | Kronikë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashës në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën, shkruan A2CNN. 

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë. Deri më tani nuk dihen ende motivet e atentatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos