Konflikt në Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, policia në kërkim të dy autorëve

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 21:39 | Kronikë

 

Konflikt në Nikël, përfundojnë në spital dy

Një konflikt ka ndodhur sot në mbrëmje në oborrin e një mobilierie në Nikël të Fushë-Krujës, ku dyshohet se shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës vëllezërit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç. Këta të fundit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2CNN. 

Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos