Vrasje me armë zjarri në Vlorë

Nga Jerola Ziaj
7 Janar 2024, 22:21 | Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit.

Viktima është Gëzim Sinomati, i biri i Sokol Sinomatit. Dyshohet se atentati i është bërë për llogari të të atit.

Dyshohet se 22-vjeçari është qëlluar me snajper, kur po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos