Vrasje me thikë në Durrës

Nga Elitjona Doko
28 Tetor 2025, 14:43 | Kronikë

Një person raportohet të jetë vrarë këtë të martë në Durrës.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkallnur, ndërsa dyshohet se djali ka vrarë babanë e tij.

"Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos