Eksploziv një biznesi në Kamëz

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2025, 09:35 | Kronikë

Eksploziv një biznesi në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnatës në ambientet e një biznesi në Kamëz. Policia njofton se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton Policia.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos