Policia e Tiranës godet dy rrjete narkotikësh, sekuestrohen mbi 4 kg kokainë dhe arrestohen 27 persona

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 19:43 | Kronikë

Policia e Tiranës godet dy rrjete narkotikësh, sekuestrohen mbi 4 kg

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione antidrogë, duke goditur rrjete të shitjes së narkotikëve në kryeqytet.

Operacioni i koduar “Hallka e Parë” rezultoi me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve kokainë dhe arrestimin në flagrancë të dy kushërinjve, të cilët furnizonin me lëndë narkotike dy zona të kryeqytetit.

Ndërkohë, operacioni “Labirinti”, pas 5 muaj hetimesh intensive nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, çoi në identifikimin e 44 shtetasve pjesëtarë të një rrjeti kriminal.

Nga ky operacion u sekuestruan mbi 2 kilogramë kokainë, 22 kilogramë vaj kanabisi, një armë zjarri dhe 118 mijë euro të dyshuara të vjedhura, ndërsa 25 persona u arrestuan në burg. Hetimet vazhdojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të këtij grupi dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos