
Një konflikt mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë.
Konflikti verbal i nisur në zonën e Ujit të Ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushte dhe më pas në përdorimin e thikës. A2 CNN raporton se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Bëhet fjalë për Vladimir Krsmanovic, ndërsa dy autorët e dyshuar janë Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. (A2 Televizion)
