3 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 10:04 | Kronikë

3 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

3 persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje, njofton Policia e kryeqytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin T. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos