Shkelje e rëndë, nis hetimi për shefin e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Nga Xhensila Kodra
11 Nëntor 2024, 18:03 | Kronikë

Shkelje e rëndë, nis hetimi për shefin e Standarteve në

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.

Ky i fundit, aktualisht është shef në Drejtorinë e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan A2 CNN.

Mësohet se hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, i cili është sekuestruar më parë.

Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos