54-vjeçari në Korçë humb kontaktet me familjen, polumbarët e RENEA-s kontrolle në rezervuarin e Kamenicës

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 16:24 | Kronikë

54-vjeçari në Korçë humb kontaktet me familjen,

Prej ditës së djelë 54 vjeçari Valmir Lame ka shkëputur kontaktet me familjarët e tij në fshatin Kamenicë të Korçës.

A2 CNN bën me dije se prej asaj dite, familjarët dhe banorët e zonës janë vënë në kërkim të tij por nuk kanë arritur të bien në kontakt me të.

Në kushte të tilla kanë kërkuar ndihmën e polumbareve të forcave RENEA, pasi kanë dyshime se mund të jetë vetmbytur në rezervuarin e fshatit që ndodhet shumë pranë stanit të bagëtive, pronë e kësaj familje.

Vëllai i tij Dashnor Lame tregon se ai prej kohësh kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk largohej nga banesa, ndërkohë që merrej me blegtori.

Forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po kërkojnë për gjetjen e trupit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos