Armë dhe municione në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Kamëz

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 14:10 | Kronikë

Armë dhe municione në makinë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet është arrestuar në flagrancë në Kamëz.

Në automjetin e të riut është gjetur arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos