Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 18:05 | Kronikë

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO dënon me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg.

Po ashtu mësohet se Bllakos i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Bllako u shpall fajtor për "korrupsion" në 2 raste, të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Sipas gjykatës, ai ka përfituar në formë ryshfeti 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7.5 milion lëkë, shkruan A2 CNN.

Për shkak se dënimi është kryer me kohën e paraburgimit i shuhet masa e sigurimit "arrest ne burg" dhe urdhërohet lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos