Afrimi i festave: Zbulohet një magazinë me sasi madhe fishekzjarrësh në Tiranë, në pranga dy të rinj

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 10:17 | Kronikë

Afrimi i festave: Zbulohet një magazinë me sasi madhe

Policia në Tiranë ka zbuluar një magazinë në të cilën mbahej një sasi e madhe fishekzjarrësh të kontrabanduara me qëllim shitjen, teksa afrohen festat e fundvitit.

      Për rastin, në pranga janë vënë dy të rinjtë që administronin së bashku biznesin. Kurse, mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme, të paketuara në 391 koli janë sekuestruar.

      Magazina ndodhej në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, ndërsa të arrestuarit janë I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. (A2 Televizion)

      A2 CNN Livestream

      Latest Videos