Aksident fatal në Itali, furgoni përplas për vdekje një 21-vjeçar shqiptar

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 10:50 | Kronikë

Aksident fatal në Itali, furgoni përplas për vdekje një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor. I riu është përplasur fatalisht nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.

Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar. Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riun shqiptar anës rrugës.

Sipas mediave italiane, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos