Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të qendrës së qytetit të Fierit.
Një automjet ka goditur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit në fjalë. (A2 Televizion)