Kanë rezultuar të shkurtra ditët në "Big Brother Albania Vip 3" për Liam Osmanin. 44-vjeçari u fut të shtunën mbrëma në shtëpinë e BBV3, por mesa duket ditën e sotme është vënë në pranga.
Osmani ka qenë i dënuar me 2 vite dhe 6 muaj burg për veprën penale të "mashtrimit". Dhe, ditën e sotme, është ekzekutuar urdhri i lëshuar nga Prokuroria e TIranës më 09 maj të vitit 2022 për arrestimin e tij. Liam ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019.
(A2 Televizion)