
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi "Shqiponja" në Tiranë.
A2 CNN raporton se makina ka përplasur një grua, e identifikuar si Albana Hima, e cila ka humbur jetën. Policia sakaq ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, Desar Musa.
"Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale", njofton policia.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar shkaqet. (A2 Televizion)