
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, në Mallakastër.
Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe dy gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir, shkruan A2.
Ndërkohë, si pasojë e aksidentit, trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike. (A2 Televizion)