Me scooter elektrik dhe i veshur me të zeza, një person grabit bankën në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 12:56 | Kronikë

Me scooter elektrik dhe i veshur me të zeza, një person grabit

Një bankë është grabitur mesditën e së martës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shkruan A2.

Një person me scooter elektrik dhe i veshur me të zeza, si dhe me një çantë të zezë, dyshohet se është futur në bankë dhe ka grabitur paratë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.   

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos