Aksident me vdekje në aksin Librazhd-Elbasan

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 16:09 | Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Librazhd-Elbasan

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”. A2 CNN raporton se një automjet me drejtues një 33-vjeçar kinez është përplasur me një tjetër automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar. Për pasojë ka humbur jetën 33-vjeçari kinez dhe janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos