Aksident me vdekje në Cërrik

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 15:58 | Kronikë

Aksident me vdekje në Cërrik

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik, me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ndodhi në aksin rrugor "Cërrik–Shalës", ku një kamion përplasi 70-vjeçarin këmbësor.

Me drejtuesit e kamionit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Cërrik–Shalës", kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos