
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. A2 CNN raporton se për pasojë ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari, pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.
Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.
Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës. (A2 Televizion)