Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës

Nga Armand Bajrami
1 Qershor 2026, 12:33 | Kronikë

Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, postoi një video në Facebook ku tha se ishte duke biseduar me Metën në ambientet e burgut “Jordan Misja”, kur ai mori vesh lajmin e hidhur.

“Ai tregoi një vetëpërmbajtje për t’u admiruar”, tha Cakrani. “Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë. Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Meta për humbjen e njeriut të dashur”.

Për këtë arsye, ish-presidenti Meta ka kërkuar leje për të dalë nga qelia, për të marrë pjesë ne ceremoninë mortore.

Burgjet kanë dhënë “ok” dhe do ta shoqërojnë nesër për në Çepan, Skrapar, ku do të zhvillohet ceremonia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos