Aksident me vdekje në Shkodër

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 11:28 | Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Policia bën me dije se një drejtuese e moshuar ka përplasur për vdekje një këmbësore në lagjen “3 Heronjtë”, të qytetit verior.

“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

Sakaq, sqarohet më tej se me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos